Tetori rozë, marshim sensibilizues në Lezhë – Gra, vajza dhe përfaqësues të institucioneve bëhen bashkë me moton “Ja vlen të jetosh”

“Ja vlen të jetosh” ishte motoja e aktivitetit të organizuar në Lezhë, në kuadër të muajit sensibiliziues kundër kancerit të gjirit. Gra, vajza dhe përfaqësues të institucioneve lokale u bënë bashkë në këtë ndërgjegjesim komunitar me fokus jetën.

Drejtoresha e Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, Zoje Zefaj, tha se rastet e femrave me kancer gjiri kanë ardhur në rritje, ndaj kërkohet më shumë vëmendje që kjo sëmundje të kapet dhe diagnostikohet në kohë.

Mesazhe sensibilizuese drejtuar grave dhe vajzave lezhjane përcollën dhe përfaqësuesit e institucioneve lokale.

Më pas, të pranishmit marshuan përgjatë shëtitores së lumit Drin deri në sheshin “Gjergj Kastrioti”, duke përcjellë mesazhe sensibilizuese për komunitetin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.