Lajme

Tetori Rozë, Onkologia: 700 raste të reja çdo vit me kancer gjiri. Pacientja: Ana psikologjike ndikon te sëmundja

Tetori Rozë është një muaj ndërgjegjësim për të gjitha gratë dhe vajzat për të kryer kontrollet periodike lidhur me zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në kuadër të këtij muaji ndërgjegjësimi “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH i kushtoi një hapësirë të veçantë pacientes e cila po kurohet nga kjo sëmundje e pabesë, ku nuk mungojnë dhe këshilla e onkologes për të gjitha gratë se si duhet të parandalojnë kancerin e gjirit.

“E zbulova që kisha kancer gjiri para 3-4 muajsh. Sot vijoj mjekimet dhe më duhet t’u them të gjitha grave dhe vajzave që të bëjnë kontrolle periodike dhe të mos tremben pasi ana psikologjike ka mbajt rendësi në përballimin e kësaj sëmundje” u shpreh sociologia Stela Nikolla.

Edhe për doktoreshë Ervehe Dervishaj, Kirurge-Onkologe, psikologjia e pacientit ka shumë rëndësi në trajtimin e sëmundjes, ndërsa thekson se 99 % e rasteve me kancer gjiri janë të shërueshme.

“Janë 700 raste të reja çdo vit në Shqipëri me kancer gjiri” tha onkologia, ndërsa shtoi se sot për shkak të stilit të jetesës dhe ndotjes së madhe të ajrit edhe kufiri i moshës se kush preket nga kjo sëmundje ka ndryshuar.

Onkologia Dervishaj bëri thirrje që gratë dhe vajzat të bëjnë kontrolle periodike në mënyrë që nëse zhvillohen masa tumore të kapen në faza të hershëm, pasi edhe mjekimi do jetë më efektiv.

“99 % e kancereve të gjirit shërohet. Kancer është vetëm një anë pasi jo të gjithë tumoret janë kancer. Kemi kiste, fibra adenome etj. Në Shqipëri kemi 700 raste të reja në vit. Kufiri moshor ka ndryshuar, nuk ka më 45 vjeç e sipër që përkojnë me menopauzën, por kemi dhe mosha të reja në gra që nuk janë bërë nëna akoma. Fillimisht dallohet një kokërr në gji. Çdo grua duhet të kontrollojë gjirin e saj një herë në muaj me dorë sidomos pas ciklit menstrual. Megjithatë që kokrra të bëhet e prekshme duhet të jetë mbi 1.5 cm pasi e vogël fare nuk arrihet të preket. Prandaj duhen edhe kontrolle mjekësore shtesë.

Duhet të thekso se një fibër adenome nuk kalon në kancer, ajo lind e tillë dhe ngelet. Kanceri i gjirit lind i tillë dhe zhvillohet i tillë. Trashëgimia është mjaft e rëndësishme në zhvillimin e kancerit të gjirit, por edhe ndotja e ajrit, ushqimi, duhani e alkooli ndikojnë në këtë sëmundje. Megjithatë shkaqet nuk gjenden se po të gjenden shkaqet do eliminohet pasoja”, u shpreh doktoresha.

Një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat për kontrolle periodike ka pasur edhe sociologia Nikolla

“Unë jam një person pozitiv dhe mundohem që është në gjërat negative mundohem t’i gjej një anë pozitive dhe them se mund të jap një shembull të mirë te gratë dhe vajzat që më ndjekin dhe t’u jap një mbështetje. Në momentin që e zbulon mendon se e gjithë bota të bie mbi kokë, por jo nuk është kështu. Kanceri i gjirit është I shërueshëm në 99 % të rasteve dhe duhet të jenë të qeta dhe të shkojmë të bëjmë kontrollet dhe të marrim mjekimet që duhet t’i bëjmë. Mendoj se më shumë vuajnë të afërmit se sa vetë personi. Ata kanë më shumë dhimbje se vetë unë. Nga ana psikologjike duhet të jesh shumë e qetë dhe stresi e ankthi ndikon në vetë sëmundjen”, u shpreh sociologia.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

6 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

6 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

6 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

7 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

7 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

7 hours ago

This website uses cookies.