Tetori rozë/ Profesori i jogës, Klodian Murati: Çdo grua duhet të kujdeset dhe të kontrollojë veten
Forcën brenda vetes për të luftuar kancerin e gjirit shumë gra e kanë gjetur nëpërmjet jogës. Për emisionin “Jetë shqiptare“, në kuadër të tetorit rozë, joga me Klodin ka zhvilluar seanca joge në natyrë.
Nga organizatori i këtij eventi, Klodian Murati, ka vetëm mesazhe sensibilizimi që çdo grua duhet të kujdeset dhe të kontrollojë veten.
“Kauza e këtij eventi, është pra ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi përsa i përket kancerit të gjirit. Unë e mbështes fort këtë kauzë pasi jam i rrethuar dhe vetë me femra. Kjo ishte dhe arsyeja e angazhimit pra për t‘i dërguar sa më shumë energji të gjithë atyre femrave që po luftojnë këtë sëmundje dhe për t’i thënë që të kenë vetëbesim”, u shpreh Klodi.
Ai e vlerëson me pikë maksimale angazhimin në joga, nisur edhe nga eksperiencat ku femrat që vijnë të demoralizuar, joga ka treguar që ka një impakt të rritjes së energjisë, fleksibilitetin dhe forcës për të vazhduar përpara.
Gratë e këtij aktivitetit shprehen se i ka ndihmuar ato të gjejnë forcë për ta përballuar këtë sëmundje.