Tetori Rozë, Rama: Bëni mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale në vend
Muaji tetor njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Në kuadër të muajit tetor, kryeministri Rama u ka bërë thirrje vajzave dhe fgrave që të bëjnë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.
“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.