Tetori rozë, Rama thirrje grave: Kryeni kontrolle mjekësore, parandaloni surpriza të padëshiruara shëndetësore
Në kuadër të muajit tetor, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të marrin pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë dhe kontrollet e nevojshme mjekësore.
“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Tetori është një muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundjeje.