“Tetori rozë” , sensibilizim në Lezhë/ Aktivitet ndërgjegjësues kundër kancerit të gjirit

tetori roze lezhe
Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor ka organizuar një aktivitet sensibilizues në kuadër të “Tetorit rozë”
“Duaje veten, kontrollu në kohë”, ishte motojo e aktivitetit sensibilizues kundër kanceri të gjirit.
Gra, vajza dhe përfaqësues të insitucioneve shpërndanë broshura dhe mesazhe për ndërgjegjësimin qytetar me qëllim bërjen e mamografisë dhe kapjen në kohë të sëmundjes. Kryebashkiaku i Lezhës , Pjerin Ndreu , u kërkoi grave dhe vajzave që të bëjnë kontrolle ,pasi duke u diagnostikuar në kohë, kanceri i gjirit mund të shërohet.
Nga ana e saj,drejtuesja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Zojë Zefaj, duke ftuar gratë dhe vajzat për të bërë ekzaminimet, vuri në dukje se Spitali Rajonal i Lezhës e ofron mamografinë gjatë gjithë vitit.
Gjatë këtij muaji mamografia është falas , vetëm me kartë identiteti, pa pasur nevojën e rekomandimit nga mjeku.