Tetori “sjell” premierën e dytë – Konferenca i parapriu shfaqjes “Opera për tre grosh” të regjisorit Kuniaki Ida
Java e parë e tetorit shënon premierën e dytë të këtij sezoni për teatrin “Migjeni.
“Opera për tre grosh” e regjisorit Kuniaki Ida bazohet në veprën e dramaturgut Bertolt Brecht.
Një ditë para premierës, konferenca e zhvilluar nga organizatorët i parapriu asaj. “Shfaqja nuk do të ketë vetëm karakter argëtues, por edhe reflektues”, u shpreh regjisori japonez.
“Opera për tre grosh” është një shfaqje me tipologji ndryshe nga të tjerat e vëna deri më tani në skenën e teatrit “Migjeni”.
Organizimi për këtë shfaqje ka nisur që në muajin qershor me audicionet e zhvilluara nga vetë regjisori Ida, ndërsa premiera e saj do të jetë në datat 3, 4 dhe 5 tetor në orën 19:00 në teatrin “Migjeni”.