Categories: LajmeSportFutboll

Teuta dhe Vllaznia, “paqe e vakët”

Në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta ka pritur Vllazninë. Ka qenë një sfidë kur shkodranët e trajnerit Qatip Osmani kërkonin rikthimin te fitorja, teksa erdhën me me formacion të plotë, duke mos pasur asnjë mungesë për këtë takim. Në krahun tjetër, pikët kanë qenë jetike për Teutën, që synonte të largohej nga zona e “play out”-it. Por ndryshe nga sfida e zhvilluar në kryeqytet, ajo e zhvilluar në Durrës ka qenë më e vakët në lojë dhe në raste dhe vetëm në minutën e 12-të, Vllaznia pretendon për një 11-metërsh, por prekja me dorë e Gjinit brenda zonës cilësohet e pavullnetshme dhe loja vazhdon.

 Gjysmëora e mbetur e pjesës së parë dhe 3 minutat shtesë nuk kanë thuajse asgjë për të veçuar dhe 45 minutat e para do të mbyllen me rrjeta të paprekura. 45 minutat e dyta do të shohin një rritje të nivelit të lojës dhe, në të 50-ën, Teuta e ka gjetur golin, po ai do të anulohet për pozicion jashtëloje. Vllaznia do të kundërpërgjigjet me Alivodën, që bllokohet nga mbrojtja 4 minuta më pas, ndërsa në vijim loja do të bjerë sërish në kllapi.

20 minutat e fundit do të shohin Vllazninë të zgjohet dhe Çoba gabon në mënyrë të pabesueshme përballë portierit vendas në të 70-ën, duke vijuar të rrezikojë përsëri pak më pas. Por Teuta reagon dhe Faust është protagonist në dy raste, në të 79-ën dhe në të 82-ën minutë, duke goditur pasaktësisht në të parin dhe duke u ndalur nga portieri Qarri në të dytin.

Minutat e fundit janë intensive, teksa Qarri bën sërish protagonistin në 84-tën dhe në të 86-tën, por një minutë më pas, Vllaznia ka një tjetër pretendim të qenësishëm për 11-metërsh, por, pas konsultimit me Sistemin e Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), kryesori Alla jep vetëm rivënie fundore për vendasit.

Përtej 5 minuta shtesë, mbyllet me rrjeta të paprekura kjo sfidë midis Teutës dhe Vllaznisë, me të dyja skuadrat që mbeten në të njëjtat pozita në renditje, përkatësisht në vendin e 8-të dhe të dytë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

3 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

3 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

3 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

6 hours ago

This website uses cookies.