Categories: LajmeSport

Teuta “rrëmben” talentin Memçaj / Vllaznisë së basketbollit i largohet pikëshënuesi më i mirë

Elian Memçaj, nuk është më pjesë e Vllaznisë. 21 vjeçari i talentuar i basketbollit shkodran, pjesë edhe e ekipit kombëtar ka ndërprerë bashkëpunimin me shoqatën e basketbollit Vllaznia. Lajmi në fjalë konfirmohet zyrtarisht edhe nga vetë Shoqata e Basketbollit Vllaznia, e cila në postimin e saj të rrjeteve sociale, shkruan:

“Me kërkesë të lojtarit, klubi ynë ka shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me lojtarin Elian Memçaj. Klubi ynë e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë si dhe i uron suksese në të ardhmen”.

Një largim i tillë padiskutim që e dobëson shumë Vllazninë e basketbollit meshkuj, kur kemi parasysh se kemi të bëjmë një basketbollist shumë cilësor, i cili në këtë fazë të parë të kampionatit ka spikatur si pikëshënuesi më i mirë i skuadrës kuqeblu me 86 pikë. Një largim i tillë, vjen në një moment kur shoqata e basketbollit Vllaznia filloi të lëvizë në merkato duke afruar dy basketbollistë amerikanë. Ardhja e tyre natyrisht që është përshëndetur nga opinioni sportiv, por krahas saj, ndoshta mund të kishte qënë më e rëndësishme përqëndrimi tek lojtarët aktual kuqeblu duke i krijuar kushtet e duhura të aktivizimit me Vllazninë. Nga sa bëhet e ditur, në adresë të basketbollistit Memçaj ka pasur edhe më herët kërkesa dhe oferta nga ekipet e tjera të Superligës së basketbollit meshkuj, por Memçaj i ka refuzuar të gjitha duke preferuar të luante për Vllazninë ku u rrit si basketbollist. Por, në mungesë kushteve të afruara nga klubi Vllaznia, këmbëngulja e drejtuesve të Klubit të Basketbollit Teuta për ta bërë të tyrin, ka bërë që sot të zyrtarizohet largimi i tij. Madje, që sot, pasi ka shlyer detyrimet përkatëse financiare edhe në Federatën Shqiptare të Basketbollit për këtë lëvizje, Memçaj i është bashkuar skuadrës durrsake në proçesin stërvitor dhe në fundjavë pritet të luajë në formacion në transfertën e vështirë përballë ekipit kampion Tirana. Ndërkohë, po në të njëjtën ditë, edhe Vllaznia do të luajë në transfertë me ekipin nënkampion të Besëlidhjes, por këtë radhë, trajneri kuqeblu Damian Bekteshi, nuk do të ketë në dispozicion numrin 23, Elian Memçaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

14 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

14 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

14 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

14 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

15 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

15 hours ago

This website uses cookies.