The Beatles do të publikojnë këngën e fundit pas 50 vitesh
Më shumë se 50 vjet pas ndarjes së Beatles, grupi ka njoftuar publikimin e “këngës së tyre të fundit”.
E quajtur “Now And Then”, bazohet në një regjistrim demo të viteve 1970 nga John Lennon, dhe u përfundua vitin e kaluar nga Paul McCartney dhe Ringo Starr.
Kënga do të shfaqet premierë më 2 nëntor, ajo do të shfaqet gjithashtu në versionet e rinovuara të albumeve “Red and Blue” të The Beatles.
Fillimisht të lëshuara në vitin 1973, përmbledhjet që përfshijnë karrierën e grupit janë përshkruar nga revista Rolling Stone si ” albumet më me ndikim më të madh në histori”. Publikimi i “Now And Then” do të paraprihet nga një dokumentar për realizimin e këngës./BBC/