The Guardian: Shqipëria, vendi i duhur që nxit shpirtin e aventurës

Shqipëria është renditur si një nga 10 vendet në Evropë që nxisin shpirtin e aventurës, nga prestigjiozja britanike “The Guardian”, duke ofruar një përvojë unike mes malesh dhe bukurive natyrore.

“The Guardian” shkruan se turistët e huaj duhet të provojnë sportin e kalërimit në zonat malore të Shqipërisë, ku përtej shijimit të natyrës, mund të ngrenë kampingje.

“Në udhëtimin e Shtigjeve të Lashta Malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine. Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës, pjesë e UNESCO-s dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase”, shkruan “The Guardian”.

Për shkrimin ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se sporti i kalërimit në Shqipëri ofron “një përvojë unike gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra mesdhetarë e rrënoja bizantine si dhe të njohësh mikpritjen e vendasve”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.