“The Independent” rendit Shqipërinë në listën e 5 vendeve më të mira për të kaluar pushimet dimërore
Media britanike “The Independent” ka renditur Shqipërinë në listën e 5 vendeve më të bukura për të kaluar pushimet dimërore. Në artikullin e “The Independent” Shqipëria rreshtohet në krah të Greqisë, Spanjës, Turqisë e Portugalisë.
Shqipëria përshkruhet si një destinacion me çmime të lira, ku mund të kalohen pushime të mrekullueshme dimërore, për një kosto të ulët.
“Për pushimet më të lira të dimrit, shkoni në Shqipëri në nëntor. Fluturimet e kthimit për shumë ditë gjatë dimrit janë 30 paund me Wizz Air nga Luton. Një autobus nga aeroporti i Tiranës për në qytetin bregdetar dhe resortin kryesor të Durrësit kushton 600 lekë (5 £) për çdo drejtim. Dhe një javë në hotel me katër yje kushton 189 paund dyfish. llogariteni 135 paund për person, pra më pak se 20 paund në ditë”, shkruan “The Independent”.