Categories: LajmeTurizëm

“The Independent”: Shqipëria, destinacioni i pushimeve mesdhetare

Media britanike “The Independent” e ka konsideruar Shqipërinë si një destinacion i bukur për pushime mesdhetare tjetër i madh mesdhetar.

“Është një vend i mrekullueshëm,” u shpreh Sebastian Ebel, drejtori i kompanisë më të madhe të pushimeve në Evropë TUI.

“Unë jam një tifoz i madh i Shqipërisë dhe mendoj se duhet dhe mund të bëjmë më shumë. Është në axhendën tonë ta shikojmë atë. Mendoj se perspektiva është e madhe dhe nuk do të habitesha nëse fillojmë një program të rëndësishëm atje”, tha ai.

Ebel zbuloi se 10 vjet më parë, kur iu bashkua bordit ekzekutiv në TUI, kishte kërkuar për të përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve më të mira për pushime.

“Unë nuk mund t’i bindja njerëzit të investonin atje atëherë,” tha ai.

Aktualisht i vetmi operacion i TUI në Shqipëri është një fluturim dy herë në javë nga Brukseli në Tiranë, në krahasime linjat loë cost, si Ryanair dhe Wizz Air që kanë secili nga tre fluturime ditore për në Tiranë nga qendrat e tyre në Londër.

Ryanair gjithashtu fluturon nga Birmingham, Bristol, Mançester dhe Edinburg për në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza të kryeqytetit.

Disa nga turistët anglezë që kanë vizituan Tiranën dhe Durrësit, u shprehën se ishin “5 ditë mahnitëse”. Për “The Independent” ata vlerësuan plazhin e pastër, kuzhinë tradicionale shqiptare dhe mikpritjen.

“Ne do të kthehemi patjetër në Shqipëri”, u shprehën ata.

Nga të gjitha vendet e Evropës Lindore, Shqipëria duroi periudhën më të gjatë dhe më shtypëse nën komunizmin shtetëror në pjesën e fundit të shekullit të XX. Pothuajse asnjë turist nuk u lejua të vizitonte gjatë diktaturës së Enver Hoxhës .

Sot ky vend synon të kthehet në një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët, me 20milionë të tillë deri në 2030.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

9 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

9 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

9 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

9 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

9 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

9 hours ago

This website uses cookies.