“The Travel”: Shqipëria mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske

Ksamil salty travels albania 1

Ksamil salty travels albania 1

Mesdheu është një rajon i njohur për bukurinë natyrore. Fatmirësisht ka shumë vende që ofrojnë parajsa të fshehura për t’i shpëtuar turmave. Vendet e Mesdheut janë të njohura për bukurinë e tyre dhe zakonisht kryesojnë ne listat e udhëtarëve, shkruan në një artikull Derek Igbinedion, të botuar në revistën digjitale amerikane “The Travel”.

Askund tjetër adhururesit e plazheve nuk mund të zbulojnë brigje të tilla të paeksploruara, të përqafuara nga ujërat më të kthjellta dhe të përshtatura nga pamjet mahnitëse.

Siç mund të pritej, kulmi i sezonit, kryesisht gjatë muajve të vrullshëm të verës, shpesh përkthehet në turma masive.

Vendet e lakmuara nuk janë për të gjithë. Fatmirësisht, ka parajsa të pazbuluara, më pak të njohura, po aq të bukura, që ofrojnë një përvojë të ngjashme me destinacionet kryesore të Mesdheut, duke i bërë këto lokacione, shpëtimin perfekt nga turmat e vizitorëve.

Pra, pse të mos merrni parasysh këto destinacione mesdhetare më pak të mbipopulluara me turistë?

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske dhe më pak të mbipopulluara me turistë!

Ksamili

Ndryshe nga fqinjët e saj më të frekuentuar mesdhetar, Riviera Shqiptare mbetet një thesar i fshehur.

Mes këtyre mrekullive natyrore ndodhet fshati simpatik i Ksamilit, i zbukuruar me disa nga plazhet më piktoreske që mund të gjenden kudo përgjatë Mesdheut.

Ujërat e kaltra puthin butësisht vijën bregdetare, duke krijuar një parajsë për adhuruesit e plazhit dhe diellit.

Keni ëndërruar ndonjëherë për një arratisje mesdhetare që është e përballueshme për xhepat tuaj dhe mbush shpirtin me bukurinë e peizazheve të pacënuara?

Ksamili një perlë e fshehur ndodhet në Rivierën Shqiptare ju premton pushime të paharrueshme dhe të përballueshme pa kompromentuar thelbin befasues të Mesdheut.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.