Thellohen trazirat në Gjeorgji, ish-futbollisti Kavelashvili do të emërohet president

a1841b79f30a4892bd3ec2221ac2ff24

Në Gjeorgji, tensionet janë përshkallëzuar pasi Mikheil Kavelashvili, një ish-futbollist dhe deputet i partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, do të emërohet president të shtunën nga parlamenti i vendit. Kavelashvili është i vetmi kandidat për këtë post, por emërimi i tij ka shkaktuar një reagim të fuqishëm nga opozita dhe qytetarët.

Pas zgjedhjeve të tetorit, katër grupet kryesore të opozitës kanë bojkotuar parlamentin, duke i cilësuar ato të manipuluara. Protestat pro-BE që kanë shpërthyer pas njoftimit të qeverisë për pezullimin e negociatave të pranimit të Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028, janë intensifikuar. Qytetarët, shumica e të cilëve mbështesin integrimin e vendit në BE, janë shprehur kundër veprimeve të qeverisë dhe kanë organizuar protesta të shumta.

Presidentja pro-perëndimore në largim, Salome Zourabichvili, ka dënuar ashpër emërimin e Kavelashvilit, duke e quajtur atë një “travesti” dhe duke theksuar se ajo mbetet mbajtëse e legjitimitetit institucional të Gjeorgjisë.

Votimi në parlament për zgjedhjen e presidentit do të zhvillohet të shtunën dhe pritet të shkaktojë një rritje të mëtejshme të protestave antiqeveritare, përfshirë demonstrata të organizuara nga profesionistë të fushave të ndryshme si IT, sektori publik dhe aktorë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.