Thesare të Muzeut Historik Kombëtar, ekspozita fotografike me objekte të rralla të trashëgimisë kulturore

Një koleksion i pasur artefaktesh arkeologjike nga i gjithë vendi u prezantua në hollin e Bashkisë së Shkodrës nën titullin “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”.
Larmia e objekteve mesjetare ofron një panoramë gjithëpërfshirëse të kulturës materiale.
Shkodra u përfaqësua në këtë ekspozitë të përbërë nga 27 stenda, me Mbishkrimin e gdhendur në gur të Kishës së Shirgjit , që daton prej vitit 1290.
Kryeqendra e veriut përmban një pasuri të madhe arkeologjike.
Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar erdhi në kuadër të sezonit turistik 2024 në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe DRTK Shkodër.