Thesari historik i Shkodrës – Ura e Mesit po tërheq gjithnjë e më shumë të huajt

ura e mesit thesar

Lugina e Kirit bashkë me Urën e Mesit po tërheqin vizitorë të shumtë nga e gjithë bota.

Këtë të dielë, në Urën e Mesit kishte shumë vizitorë për të cilët është hera e parë.

“Jemi të impresionuar që keni një ndërgjegje historike dhe që e dini se një urë, edhe nëse është ndërtuar nga osmanët .

Osmanët nuk ishin miqtë tuaj, përkundrazi, keni kaluar kohë të vështira me ta, por kjo urë është një vepër unike inxhinierike e kohës mesjetare.

Ka edhe dy pika të tjera: fillimisht ura ishte më e vogël, dhe lumi, i cili sot është një lumë i vogël, u bë gjithnjë e më i madh dhe rridhte këtej, dhe ata panë, “okay, çfarë po ndodh”, kështu që duhej të zgjatnin urën.

Dhe kjo është e mrekullueshme, sepse inxhinierët e disa shekujve më parë e kishin këtë si sfidë, dhe këtu ti mund ta përjetosh këtë.

Nuk është vetëm teori. Ti sheh praktikën, mënyrën praktike të zgjidhjes.

Kështu që, ne erdhëm këtu.

Jemi duke udhëtuar drejt Kosovës, në Prishtinë, por thamë që, para se të largohemi nga qyteti i bukur i Shkodrës, duam të shohim urën, sepse na pëlqen që jeni krenarë për këtë monument të lashtë.

-Vij nga Gjermania, është hera parë në Shkodër, na pelqen shumë qyteti dhe do shkojmë në Theth.

 Tani u ndalëm të vizitojmë urën e cila po na pëlqen shumë”, shprehen turistët.

Ura e Mesit  ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir.

 Është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.