Theth-Ndërlysaj e bllokuar në tre vende/ Po punohet me ritme të shpejta për zhbllokimin e të gjithë aksit

Screenshot 20231103 195133 WhatsApp
Përtej kushteve të vështira atmosferike, prej disa orësh punonjës të bashkisë Shkodër po punojnë për zhbllokimin e rrugës Theth – Ndërlysaj, e cila është bllokuar në 3 vende si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjes së gurëve.
Deri tani, është bërë i mundur zhbllokimi i dy pikave pranë zonave të njohura nga banorët si “Shkëmbi i Thethit” dhe pranë “Centralit”.
Po punohet me ritme të shpejta për zhbllokimin e të gjithë aksit brënda natës së sotme.
Sipas grupeve në terren, brënda 1 ore ky segment rrugor nga Ndërlysaj në drejtim të Thethit do të jetë i hapur për udhëtarët.