Thethi, destinacioni i të huajve/Turistët: Kemi gjetur këtu mikpritjen dhe natyrën magjepsëse
Parku Kombëtar I alpeve, ngelet një nga destinacionet kryesore të turistëve të huaj që i drejtohen Thethit. Një prej atraksioneve më të bukura me peisazhe magjepsëse në Alpet e Shqipërisë është Thethi.
Vetë turistët e huaj, shprehen se kanë gjetur në Theth mikritjen dhe natyrën magjepëse që ofron kjo perlë e natyrës. Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.
Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me njsipërfaqe prej 2630 hektarësh. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit, që e kthen këtë zonë në kryeqendër të turizmit malor.