Categories: KulturëArtFLASH

Theu 11 rekorde Gines, Strati: Krenar që emri i Shqipërisë dhe imi u shkruan në enciklopedinë më të madhe botërore

Nga aplikimi i parë, te teknikat që e dallojnë nga artistët e tjerë, e deri te fitorja e 11 rekordeve Gines (Guinness), të gjithë të rrëfyera nga artisti shqiptar Saimir Strati në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” .

Strati ka deklaruar se rekordi i tij i parë ishte vepra me gozhdë e Leonardo Da Vinçit, një kategori e re e cila e dalloi menjëherë nga aplikantët e tjerë. Ai u shpreh ndër të tjera se 8 nga 11 rekordet Gines të fituara, kanë qenë kategori të reja.

Mozaiku është një teknikë e lashtë. Të paktën në Shqipëri e kemi 3500 vjet. Duke pasur dhe kohën kjo si teknikë ka evoluar, trafiku ka qenë i rënduar në këto 3500 vjet dhe nuk ka qenë e lehtë të gjesh një risi Brenda kësaj teknike të lashtë. Megjithatë unë e kam arritur. Materialet nga bazike i kam kthyer në art dhe 11 herë të shkruhet emri i Shqipërisë dhe imi në enciklopedinë më të madhe botërore, librin e rekordeve Gines dhe është krenari.

Portreti i Leonardo Da Vinçit i punuar me gozhdë është rekordi im i parë. Nuk e kisha menduar ndonjëherë në përditshmërinë time të bëja një vepër për rekord Gines.

Mendova të bëj diçka që të mos ketë mundësi të printohet dhe do t’ia dedikoj Leonardo Da Vinçit.

Ne kemi mësuar dhe vazhdojmë të mësojmë akoma. Diçka me gozhdë tridimensional. Mendova të aplikoja në rekordet Gines dhe ajo ishte një kategori e re. 8 prej rekordeve të mia janë kategori të reja. Në vijimësi thyen veten tënde që ka të njëjtën teknikë”, u shpreh Strati.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

16 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

16 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

16 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

16 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

16 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

16 hours ago