Thirrja e BE-së/ Hamasi të lirojë pa kushte të 200 pengjet, Egjiptit të hapë kufirin për kalimin e ndihmave në Rripin e Gazës.

14d2cef3cb904ec5806cd553a158fce0

14d2cef3cb904ec5806cd553a158fce0

Në takimin e parë virtual të krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së që nga fundi i pandemisë së koronavirusit, Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e konsideroi të paligjshme bllokadën totale të Izraelit ndaj Rripit të Gazës.

Me një minutë heshtjeje kryetarët e shteteve dhe të qeverive përkujtuan dy suedezët e vrarë të hënën nga një islamist, që mendohej se vinte nga Maroku, e që u vra në Bruksel. Po ashtu pjesëmarrësit nderuan viktimat e sulmit terrorist të Hamasit islamist ndaj Izraelit përpara dhjetë ditësh si dhe qindra viktimat nga radhët e popullsisë civile në Rripin e Gazës.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Michel dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ritheksuan deklaratën, se Izraeli ka të drejtë të mbrohet ndaj Hamasit dhe sulmuesve të tjerë, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare.

“Bllokada totale e Rripit të Gazës nga Izraeli nuk përputhet me të drejtën ndërkombëtare”, tha Charles Michel. Ursula von der Leyen nuk donte ta formulonte kështu. Ajo në vend të kësaj rekomandoi, të lexohej një deklaratë e përbashkët e shteteve të BE-së. Në të kritika e Michelit nuk është përfshirë.

Në emër të BE-së Michel kërkoi të sigurohet ujë, ushqime dhe kujdes mjekësor për 2,1 milionë banorët e Rripit të Gazës, që qëndrojnë tani kryesisht në jug të vendit, pasi Izraeli u bëri thirrje të largohen nga pjesa veriore.

“Nuk është kontradiktore që të mbështesësh Izraelin dhe të kujdesesh për nevojat humanitare për palestinezët”, tha Ursula von der Leyen.

Ndaj BE-ja do ta rrisë mbështetjen financiare për ndihmat humanitare, për të krijuar një urë ajrore për furnizimin me ndihma. Ndërsa financimet për ndihmën e zhvillimit për infrastrukturën dhe të tjera projekte do të rishqyrtohen. Jo vetëm selia e BE-së në Bruksel, por edhe vendet anëtare duhet të rishqyrtojnë ndihmat e tyre.

Një tjetër ccështje që u prek në këtë takim ishte lirimi i pengjeve dhe  hapja e kufirit për të huajt

BE i bën unanimisht thirrje Hamasit për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të 200 pengjeve. Egjiptit i bëhet thirrje të hapë kufirin në Rafah për kalimin e ndihmave në Rripin e Gazës. Të huajt duhet të lejohen të kalojnë përmes pikëkalimit Rafah, bëri thirrje Charles Michel. Edhe dhjetra qytetarë të BE-së janë bllokuar në Rripin e Gazës. Për palestinezët Egjipti nuk do ta hapë kufirin, sepse nuk do të ketë refugjatë në vend, tha Presidenti i Këshillit të BE-së. Në mënyrë indirekte nga qendrimi i Michel u kuptua se kishte një farë mirëkuptimi, pasi shumë refugjatë në Egjipt do të tentonin më pas drejt Europës duke e rritur presionin prej migracionit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.