Thjeshtohet ligji i turizmit detar, Qeveria synon krijimin e një klime të favorshme biznesi, heq kriteret e panevojshme
Do të ndihmohen të gjitha subjektet e turizmit detar, nëpërmjet një rishikimi tyë ligjit ekzistues për veprimtaritë në këtë sektor. Qeveria ka dërguar për konsultim publik ndryshimet që i hapin rrugë krijimit të një klime të favorshme biznesi nëpërmjet heqjes së barrierave të panevojshme.
Veprimtari të turizmit detar si: lundrimi për zbavitje; peshkimi turistik; peshkim nën ujë; zhytje çlodhëse; aktivitete të tjera ujore, si kitesurfing, windsurf, ski në ujë, wakeboard, motor uji e të tjerë realizohen nga operatori turistik, i cili nënshkruan kontrata drejtpërdrejt me furnizuesit e shërbimeve turistike, duke i parablerë këto shërbime.
Qeveria thekson se objekti i veprimtarisë së Operatorit të Turizmit Detar nuk është i njëjtë me atë të Operatorit Turistik dhe ka nevojë për një ndryshim ligjor.
Ligji i ri specifikon kriteret për në operator të turizmit detar që nuk mund të jetë operator turistik dhe garanton se këtop kritere të reja nuk kanë asnjë ndikim në garantimin e sigurisë për ushtrimin e veprimtarisë së operatorëve të turizmit detar.
Ndërhyrjet ligjore në Ligjin e vitit 2020 “Për aktivitetet e tuizmit detar” pritet të krijojnë një klime të favorshme biznesi për subjektet që ushtrojnë veprimtari të turizmit detar nëpërmjet heqjes së kritereve të panevojshme dhe lehtësirave proceduriale pa cënuar cilësinë dhe standardet e ofrimit të shërbimit si dhe sigurinë e turistëve.
Ligji do t’i nënshtrohet konsultimit dhe pas miratimit të tij Ministria përgjegjëse e Turizmit ka 12 muaj kohë në dispozicion të hartojë dhe të miratojë aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji.
Gazetar: Bardhi Sejdarasi