Aksi Thumanë-Kashar, pjesë e korridorit blu, do të jetë hapet për qarkullimin e mjeteve më 30 qershor të këtij viti. Zv.kryeministrja, njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve, tha se ky aks do t’i japë frymëmarrje qytetarëve në veri të drejt Tiranës si dhe do të lehtësojë trafikun në zonën e Fushë Krujës.
Punimet janë drejt fundit, ku Balluku tha se kanë mbetur për t’u asfaltuar edhe 5 km e fundit të rrugës. Zv.kryeministrja Balluku shtoi se aksi do të jetë një autostradë e kategorisë më të lartë dhe me pagesë, ku në hyrjen e Rinasit do ndërtohen dhe stacionet e pagesës.
“Jemi në hyrjen e Rinasit ku do ndërtohen dhe stacionet e pagesës. E gjithë rruga është 21 km dhe po shtrojmë dhe 5 km e fundit, është një autostradë e kategorisë A pra të shpejtësisë së lartë ky është segmenti i parë që dorëzojmë si pjesë e korridorit blu. Shumë shpejt do hapim garën për aksin Milot-Balldren, pasi i jep frymëmarrjen qytetarëve në veri të vendit që duan të vijnë në Tiranë duke shmangur fluksin e trafikut në Fushë Krujë”, tha Balluku.
Gjurma është 21 km e gjatë, ku do të jetë një autostradë me pagesë me shpejtësi 140 km në orë.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.