Thuram, Calha dhe Frattesi “fundosin” Lazion, Interi në finale me Napolin
Finalja e Superkupës së Italisë do të jetë Napoli-Inter. Në Riad, skuadra e Inzaghit mposhti Lazion me rezultatin 3-0 dhe siguroi kalimin në fazën e fundit të Final Four-it të planifikuar për të hënën më 22 janar. Në Al Aëëal Park është një monolog zikaltër. Në pjesën e parë Thuram (17′) e zhbllokoi sfidën me një asistim të bukur të Dimarcos, Barella goditi traversën dhe Interi humbi shumë raste.
Më pas në pjesën e dytë Calhanoglu dyfishoi epërsinë nga pika e bardhë, Lautaro goditi një tjetër traversë dhe Frattesi (87′) mbylli ndeshjen në kundërsulm.
Në këtë sfidë kishte dhe një derbi kuqezi: Asllani-Hysaj. Dy futbollistët e Kombëtares zbritën në fushën e lojës në 10 minutat e fundit me mesfushorin zikaltër që iu afrua golit me një goditje nga distance, por reagimi i Provedel ishte i duhuri për të shmangur një tjetër gol. Asgjë për tu shënuar për Hysajn, i cili në atë situatë të krijuar nuk kishte se çfarë të bënte.