Thyen rekordin europian, Alice Finot i propozon të dashurit për martesë
Kjo do të jetë një Olimpiadë e paharrueshme për Alice Finot. Pavarësisht se nuk fitoi një medalje në Paris 2024, vrapuesja franceze e distancave të mesme arriti një sukses të jashtëzakonshëm personal në 3000 metra me pengesa, edhe pse përfundoi e katërta. 33-vjeçarja franceze arriti të zbresë nën 9 minuta për herë të parë në karrierën e saj, duke vendosur një rekord të ri evropian me kohën 8’58″67.
Menjëherë pas garës ajo i propozoi për martesë partnerit të saj spanjoll. Vendimi për kët u mor nga atletja franceze, bazuar nga arritja e objektivit të saj për të vrapuar nën 9 minuta, numër që ajo e konsideron me fat, pasi përkon me vitet e kaluara së bashku me partnerin.
Ajo i dhuroi bashkëshortit të saj të ardhshëm, një spilë ku shkruhej “Dashuria është në Paris”. Kjo arritje e dyfishtë, personale dhe sentimentale, e bëri përvojën e Alice Finot në Lojërat Olimpike të Parisit një moment të paharrueshëm dhe unik në jetën dhe karrierën e saj.