Lajme

“Ti lulëzo” në Junior Fest 2024 më 27 shtator, skenaristja: Disa çmime, të ftuar specialë

Teksa na ndajnë vetëm 3 ditë nga nata magjike e “Junior Fest 2024” në RTSH, duket se përgatitjet janë drejt fundit. Nata finale e “Junior Fest 2024” do të zhvillohet në Sallën e Orkestrës Simfonike të RTSH, ku detajet e fundit të skenografisë po vihen në vendin e tyre.

Në skenë krahas 18 finalistëve do të performojnë edhe të ftuar specialë, ndërsa surprizat do të jenë të shumta. Në një intervistë për RTSH 24 skenaristja Tea Zani premtoi një mbrëmje të jashtëzakonshme nën magjinë e talenteve te reja dhe energjinë e fëmijëve në “Junior Fest 2024”.

Ajo zbuloi edhe dy moderatorët e këtij festivali që organizohet nga RTSH, ku tha se kjo natë do t’i  besohet Anxhelo Shkreli dhe Julian Hudhra. Gjithashtu krahas Çmimit të Madh do të ketë edhe çmime të tjera, që do të jepen nga një juri profesioniste prej 5 anëtarësh.

“Jemi drejt fundit të përgatitjeve, është një punë që zgjat prej 3 muajsh. Këtë vit ka pasur prurje shumë të mira, ku janë 18 finalistë. Vjen nën sloganin “Ti lulëzo” dhe do të jenë 18 lule që do të lulëzojnë në skenën e Junior Fest. Ne presim një natë magjike pasi të 18 këngët janë nga më të zgjedhurat. Do kemi më shumë se një çmim krahas Çmimit të Madh që do na përfaqësojë në “Junior Eurovision” dhe ky është përfaqësimi i 10 në këtë kompeticion. Sot zbulojmë dy moderatorët  e Junior Fest, të cilët nuk janë emra të panjohur. Ata janë moderatorët e emisionit të mëngjesit në Radio Tirana 1, Anxhelo Shkreli dhe Julian Hudhra. Ata janë aktorë shumë të talentuar dhe presim me padurim ti shohim në skenë për të sjellë të gjithë energjinë e Junior Fest. Do kemi performanca surprizë dhe të ftuar special dhe një juri profesioniste prej 5 anëtarësh që do i zbulojmë në natën finale. Ky festival është nën kujdesin e Drejtoreshës Artistike Migena Kraja dhe Drejtor Muzikor Klodian Qafoku”, tha skenaristja Tea Zani.

“Junior Fest 2024” do të mbahet më 27 shtator, ku finalisti do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision” që do të mbahet në Madrid të Spanjës më 16 nëntor. Pritet një natë jo vetëm për muzikë të mirë, por edhe plot argëtime e çmime për talentet e reja.

“Junior Fest 2024” do të transmetohet në RTSH1 HD, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.

RTSH Shkodra

Recent Posts

E akuzoi se ka dalë në Sky ECC, ish-drejtori i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…

21 minutes ago

Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…

23 minutes ago

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

56 minutes ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

58 minutes ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

1 hour ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

1 hour ago

This website uses cookies.