Shumë prej nesh kanë filluar të ndiejnë pasojat e dimrit. Ditët po shkurtohen dhe momentet diellore që i kërkojmë me ngulm pakësohen ndjeshëm.
Zgjimi në mëngjes është gjithnjë e më i vështirë, lodhja më e madhe dhe produktiviteti në punë plot mangësi. Irritimi kap majat dhe ndihesh sikur e gjithë energjia të është zhdukur.
Për këtë gjendje të padueshiruar është përgjegjëse mungesa e vitaminës D. Kjo vitaminë krijohet në organizëm kur ne jemi në praninë e rrezeve të diellit. Ja përse, shumë njerëz në dimër vuajnë nga pamjaftueshmëria e vitaminës D.
Normalisht gjatë ditëve diellore të vitit, trupi ynë duhet të jetë në gjendje të akumulojë vitaminë D mjaftueshëm sa të zgjasë edhe në dimër. Por duke qenë se shumë prej nesh punojnë në zyra të mbyllura, ky stil jetese i shteron rezervat e kësaj vitamine.
Mungesa e vitaminës D shkakton simptoma të ndryshme, siç janë dobësia e muskujve, pagjumësia, rënia në peshë, depresioni, luhatjet e humorit, probleme me shikimin dhe kockat.
Të paturit e niveleve të mjaftueshme të vitaminës D, ndihmon në parandalimin e osteoporozës, sëmundjeve të zemrës, kancerit, Alzhaimerit, goditjeve në tru, tensionit të lartë të gjakut, diabetit, madje edhe ngadalëson plakjen.
Lidhja e drejtpërdrejtë e vitaminës D me aftësinë e organizmit për të luftuar sëmundjet dhe infeksionet është një fakt i pranuar gjërësisht.
Vitamina D aktivizon qelizat T, që mbrojnë sistemin tonë imunitar.
Kjo është arsyeja përse gjatë dimrit në disa vende, veçanërisht në Gjermani dhe Austri, fëmijët marrin suplemente të vitaminës D për të shmangur shfaqjen e simptomave të lartpërmendura.
Mënyra më e mirë për të marrë vitaminën D është natyrisht dielli. Sigurohuni që pavarësisht të ftohtit të shpenzoni të paktën 15 minuta në ditë (kryesisht në mesditë).
Për fat të keq, shpesh përballemi me ditë kur dielli fshihet pas reve. Në ditë të tilla, sigurohuni që dieta juaj të jetë e pasur me produkte që na japin dozën e nevojshme të vitaminës D.
1. Peshqit e pasur me yndyrna si toni (edhe i paketuar) salmoni, skumbria dhe harenga
2. E bardha e vezës
3. Djathi
4. Produktet e pasuruara të bulmetit dhe drithërat ( qumështi, drithërat e pasura me vitaminë D)
5. Mishi i derrit
1. Të ushtroheni rregullisht dhe të bëni një jetë aktive.
2. Jini pozitivë, gëzojuni gjërave të vogla.
P.s Nëse vendosni për “batanije, një libër dhe një filxhan çokollatë të ngrohtë” mund të gjeni Kakao me Vitaminë D në dyqanet e specializuara të produkteve organike.
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…
Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…
Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…
Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…
Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…
This website uses cookies.