Në Sallën “Kardinal Mikel Koliqi” u zhvillua aktiviteti promovues i librit “Ti po kalon mbi lumin Drin”, një dramë lirike e autorit Gjergj Kola, pjesë e diasporës shqiptare në Austri prej vitesh. Libri u botua në tre gjuhë: shqip, gjermanisht dhe italisht. Nga vetë titulli i tij, libri të çon tek rrënjët shqiptare përmes lumit që i përshkon ato mes për mes. Kjo mbrëmje erdhi e pasur në elementë artistikë përmes interpretimeve poetike dhe muzikore nga mjeshtri Lukë Mllugja dhe artistet e reja: Jozefina Guri dhe Jozefina Lekaj.Një moment i veçantë në këtë veprimtari ishte edhe vlerësimi me Medaljen e Artë të Diasporës “Carl Ritter Von Ghega” për personalitete të artit e të kulturës shqiptare si: Ledi Shamku, Dom Vlash Palaj, Dom Artur Jaku dhe gazetarin e RTSH, Marjo Gjini.
Të ardhurat nga libri “Ti po kalon mbi lumin Drin”, autori Gjergj Kola ka vendosur t’i dhurojë për projektin “Bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë – Gjurmë Historie”.
Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…
I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…
Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…
Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…
This website uses cookies.