“Ti vlen! Ti mundesh!” – Eventi sportiv tërheq vëmendjen e dhjetra të rinjve në Shkodër
Dhjetra të rinj janë bërë pjesë e eventit sportiv “Ti vlen! Ti mundesh!” organizuar nga Akademia shqiptare ”Shaolin Kung Fu” në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Bashkinë Shkodër, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”
Ky event synonte të motivonte të rinjtë me frymën e artit marcial të Kung Fu-së. Në përfundim të eventit u organizuan disa gara për të testuar aftësi të ndryshme tek të rinjtë, si dhe fituesit u vlerësuan me medalje dhe certifikata.