TIFF/ Regjisori Abbas Amini fitoi ”Bufin e Artë” me filmin ”Endless Borders’
Edicioni i 21 i Tirana International Film Festival ka përfunduar duke kurorëzuar edhe fituesit. Regjisorë nga e gjithë bota konkurruan me filmat e tyre në disa kategori.
Një nga kategoritë me të rëndësishme Best Feature Film ose “Bufi i Artë” i këtij edicioni shkoi për regjisorin Abbaz Amini, “Enddless Borders”, një film që kapërcen narrativën e zakonshme të trajtimit të temës së emigrantëve dhe e bën shikuesin të kuptojë se kufijtë nuk janë vetëm fizikë dhe gjeografikë, por thellësisht shpirtëror dhe kulturor, ky film gjithashtu do të konkurojë këtë vit në Oscars.
Në kategorinë e filmit të shkurtër më të mirë, Best Short Film u përzgjodh filmi “Please Hold the Line” nga regjisori malazez Tan Ce Ding, një film i cili përshkruan historinë e një vajze të re në kauzën e saj të sinqertë për të arritur objektivat e saj financiare, si dhe zhvillimin e marrëdhënies së saj me të atin.
Narrativa e filmit shënon kulmin në marrëdhënien problematike babë e bijë.
Çmimi i filmit Best Europian Short Film shkoi për regjisoren Franceze Karla Melo (Carla Melo) me filmin “La Perra”. Filmi shquhet për analizën e ndërlikuar dhe novatore të dinamikave gjinore dhe të përjetimit femëror.
Mandej një sërë çmimesh të tjera u ndan, sikurse BEST SHORT FILM IN ALBANIAN të cilin e fitoi regjisorja Aulona Selmani.
BEST DOCUMENTARY shkoi për regjisoren Otilia Babara, ndërsa BEST DIRECTOR shkoi për regjisorin Mikail Keinceski (Michal Këieciński).