Nisi mbrëmë në Tiranë, edicioni i 22-të i “Tirana International Film Festival” (TIFF). Mbi 200 prodhime të kinematografisë shqiptare e ndërkombëtare do të shfaqen në këtë festival, deri më datën 28 shtator.
TIFF është kthyer tashmë në një nga eventet kulturore më të rëndësishme në vend. Filmat e përzgjedhur prej organizatorëve do të shfaqen në disa lokacione: Kinema Millennium, Qendra e Artit Agimi, Salla “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik dhe Kinema “Maks Velo”, në të cilat studentët do të mund të përfitojnë një ulje prej 75% nga çmimi i biletës.
Pas një parakalimi të kineastëve në tapetin e kuq, nata e parë e festivalit u çel me filmin “Parthenope”, filmi i ri i regjisorit të mirënjohur Paolo Sorrentino, i cili pati në TIFF premierën ekskluzive.
Ashtu si edhe në edicionet e mëparshme, filmat pjesëmarrës në garë janë ndarë sipas kategorive. Ndërsa premiera botërore e filmit “Kapedani” të restauruar në 4K do të shfaqet gjatë TIFF në kinema Millenium.
Ky edicioni i TIFF-it i bën homazh njërit prej aktorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Marcello Mastroianni-t, duke shfaqur disa filma në sesionin RetrospecTIFF.
Ashtu si edhe në edicionet e tjera, filmi më i mirë i shkurtër në “TIFF 2024” do të kualifikohet për çmimet “Oscars 2025”, si dhe “European Film Awards 2024”. Filmat studentorë të përzgjedhur zyrtarisht në “TIFF” kanë të drejtë të konkurrojnë për çmimet Student Academy (SAA). Këtë vit, për herë të parë, do të ketë një juri speciale të formuar nga studentë të Universitetit të Arteve, të cilët përveç vlerësimit të filmave të zgjedhur në kompeticionin zyrtar do të jenë aktivë pas çdo seance.
Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…
Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…
Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…
Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…
Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…
This website uses cookies.