Tifozët kuqezi nuk zhgënjejnë, “San Siro” plot edhe ndaj Rennes

Tifozët kuqezi nuk zhgënjejnë edhe këtë herë, sepse skuadra ka ofruar shumë kënaqësi në javët e fundit dhe pjesërisht sepse ky qenë një trend i këndshëm prej disa kohësh në “San Siro”. Dhe kështu për Play Off-in e Europa League, pavarësisht se nuk është një ndeshje e Ligës së Kampionëve, rreth 66 mijë shikues priten të enjten në mbrëmje në ndeshjen kundër Rennes.

Prezenca franceze është mjaft e dukshme: për tifozët e Rennes kjo është padyshim një ndeshje ikonë, një mbrëmje gala që nuk duhet humbur (përveç faktit që kuqezinjtë e Francës po kalojnë edhe një moment të shkëlqyer forme).

Parashikimet flasin për të paktën 7 mijë mbështetës të ardhur nga përtej Alpeve, një eksod që ka detyruar Milanin të marrë masa të veçanta për të përballuar numrin e madh të kërkesave. Zgjidhja, e rënë dakord me UEFA-n, Selinë e Policisë dhe Rennes, është zgjerimi i sektorit të miqve, pra Unazës së Tretë të Gjelbër, kapaciteti i së cilës është pak më pak se 4500 persona.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.