Tifozët kuqezi trembin Bufonin: 80% e stadiumit me shqiptarë

Po afron 15 qershori, dita kur Shqipëria do të debutojë në Euro 2024 përballë Italisë, skuadrës kampione në fuqi të Evropës. Kreu i delegacionit të Italisë në “Gjermani 2024”, Xhanluixhi Bufon ka folur në prag të përballjes me kuqezinjtë, duke theksuar se tifozët shqiptarë janë të shumtë në mbështetje të kombëtares.

“Kemi ndeshjen me Shqipërinë, që në letër duket se ndeshja që mund të përballohet më lehtë në grupin tonë. Por nuk është kështu, mendoj se do të jetë një ndeshje mjaft delikate për Italinë. Është një ndeshje e vështirë, sepse Shqipëria është një skuadër në rritje dhe mbi të gjitha do të ketë një mbështetje publiku të jashtëzakonshme në Gjermani.

Mbaj mend që kur shkuan në Evropianin e Francës në 2016- ën, në ndeshjet e tyre në stadium ishin 80% shqiptarë dhe 20% pjesa tjetër e tifozëve”, ka thënë mes të tjerash ish-portieri i njohur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.