Tifozët në delir, Messi kthehet në shtëpi

Lionel Messi ka pasur një mbrëmje vërtet të veçantë, një ndeshje ëndrrash. Inter Miami mbylli gjatë natës së mbrëmshme ndeshjet përgatitore të sezonit të ri duke u përballur me ekipin e parë të fenomenit argjentinas, Newell’s Old Boys.
Një ndeshje që u mbyll me rezultatin 1-1 dhe që dhuroi emocione të forta për të gjithë të pranishmit, përfshirë Gerardo Martinon, trajnerin e skuadrës amerikane, një legjendë e klubit nga Rosario.
Haitiani Shanyder Borgelin kaloi në epërsi vendasit në minutën e 64-të me një goditje me kokë, më pas goli i barazimit nga argjentinasi Franco Díaz. Në ndeshje ishte i pranishëm edhe Maxi Rodríguez, një tjetër legjendë e Newell; në fund të ndeshjes, Messi u kthye në fushë për të kënaqur të gjithë lojtarët e Newell’s që i kishin kërkuar një foto.