TikTok mbyllet, por… Ekspertët thirrje institucioneve që të marrin masa

Manaj

Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë.

Ndërsa Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, u kanë kërkuar kompanive të internetit që të marrin masa për bllokimin e aksesit, ekspertët e IT-së thonë se ky proces kërkon disa ditë kohë.

Ata bëjnë thirrje që institucionet të jenë të kujdesshme në lidhje me menaxhimin e rasteve me përmbajtje të dëmshme.

Nuk besoj që brenda datës 13 mars, të gjithë do të gdhihen pa TikTok, sepse TikTok-u ka servera të ndryshëm në vendndodhje të ndryshme dhe IP-të (shën. protokolli për transferimin e të dhënave në internet) ndryshojnë herë pas here. Derisa kompanitë e internetit t’i kenë të gjitha këto IP atëherë mund të mbyllet gradualisht brenda pak ditëve. Gjithsesi do të ketë atë goditjen e të qenët i bllokuar, nuk do të ketë përhapjen në të gjithë Shqipërinë derisa të krijohet një efekt që pak nga pak, edhe ata që nuk kanë trafik në kanalet e tyre, nuk do të hedhin videot. Të rinjtë do të jenë në përqindje më të ulët, por e kanë mundësinë më kollaj sesa moshat e treta për ta aksesuar TikTokun edhe pas mbylljes.

Mënyra më e mirë do të ishte që AMA të kishte komunikim të drejtë me Facebook-un, ashtu siç ka dalë me njoftime, por të jetë më e shpejtë, sepse në disa raste vonohet përgjigjja, ndërkohë që dëmi është bërë.

Sugjerimi im është që më mirë të shtohen kostot tek një ekip që të jetë gjatë gjithë kohës aktiv në mbylljen e kanaleve të TikTok-ut e të tjera. Kjo do të bënte frenimin e kësaj situate, sepse personat që do të mundohen të ngrenë një llogari në TikTok, të shtojnë fansat dhe në momentin që bëjnë një shkelje, ajo u mbyllet, do të demotivohen për hapjen e një llogarie tjetër dhe do të humbasin shikueshmërinë që kanë aktualisht,” tregon eksperti Kadri Manaj.

Eksperti Manaj thotë se mbyllja e TikTok-ut do të bëjë që në Shqipëri, sikundër ndodh edhe në disa vende të botës, të lulëzojë një tjetër treg.

Ka aplikacione të ndryshme VPN, që IP-në tënde e lidh me një server kudo nëpër botë, në BE, Amerikë… Siç ndodh në Kinë, ku dalin me tezga dhe VPN-të i shesin 1–2 dollarë që pjesa e barnoëve apo turistët të aksesojnë pjesën tjetër të botës me internet.Nëpërmjet këtyre aplikacioneve nuk ka asnjë lloj kufizimi nëpër faqe të ndryshme, por varesh nga serveri ku është. Nëse serveri ndodhet në Gjermani do i përshtatet rregullatorit të Gjermanisë për faqet që hapen. Nëse TikTok-un do e mbyllte edhe Gjermania, nuk do të kenë akses edhe përdoruesit nga Shqipëria. Mund të gjendet kollaj një server tjetër në një shtet tjetër,” shpjegon z. Manaj.

Duke nisur nga data 12 mars, në Shqipëri askush nuk mund të përdorë lirisht TikTok-un, pasi me vendim të qeverisë ky kufizim do të vlejë për të paktën 12 muaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.