“Tingujt e flautit” në Lezhë, 15-vjeçarja Ester Shema koncert recital

E shtuna ishte një mbrëmje e veçantë në Lezhë. Flauti u gërshetua me instrumenta të tjera muzike, përmes një koncerti recital me muzikë klasike, i Ester Shema, nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Beselidhja”. Fluati është një instrument muzikor jo shumë i njohur dhe realizimi i këtij recitali nuk ishte aspak i lehtë, por pritshmëritë u përmbushën në maksimum, thonë mësuesja e muzikës Angjela Hamadi dhe flautistja Ester Shema.
Instrumentistet që po dalin nga shkolla “Besëlidhja” shihen si mjaft premtues për të ardhmen dhe këtë e tregon dhe prezenca e publikut në sallë.
Koncerti recital “Tingujt e Flautit” zgjat rreth 60 minuta, ku u luajtën 9 pjesë të ndryshme muzikore, të emrave të mëdhenj të muzikës botërore.