Tiparet që mund t’i trashëgoni vetëm nga nëna ose babai juaj
Ne trashëgojmë ADN- në nga të dy prindërit tanë, dhe çdo tipar i kaluar tek pasardhësit ndryshon, në varësi të prindit. Fakti i çështjes është se ne i marrim disa nga këto tipare nga nënat tona, ashtu siç i marrim të tjerat nga baballarët tanë. Por cilat janë ato?
Sa trashëgojmë nga secili prej prindërve? – Ne trashëgojmë dy grupe gjenesh një nga nëna dhe një nga babai. Shpërndarja e geneve është e ekuilibruar, por ka një ndryshim shumë të vogël midis meshkujve dhe femrave. Femrat trashëgojnë 50% të ADN-së së tyre nga nënat dhe 50% të tjera nga baballarët. Meshkujt nga ana tjetër, trashëgojnë rreth 51% nga nënat e tyre dhe 49% nga baballarët e tyre.
Gjenet nga nëna- Si struktura e syve ashtu edhe shikimi trashëgohen nga nënat. Miopia patologjike është një nga gjendjet e zakonshme të syrit që mund të transmetohet përmes gjeneve. Daltonizmi është gjithashtu një tipar i trashëguar nga nënat. Meshkujt janë veçanërisht të prekur.
Karakteristikat fizike – Ka disa karakteristika fizike për të cilat mund të falënderoni (ose fajësoni) nënën tuaj. Këto përfshijnë ngjyrën dhe strukturën e flokëve, si dhe vijën e flokëve. Përveç flokëve, lëkura, madje edhe venat me variçe, mund të trashëgohen nga nëna juaj. Ndërsa pozita socio-ekonomike dhe edukimi kanë një efekt në IQ, studimet e kryera nga Njësia e Shkencave Sociale dhe Shëndetit Publik të Këshillit të Kërkimeve Mjekësore të Glasgow zbuluan se parashikuesi më i mirë i inteligjencës së një personi ishte IQ e nënës së tyre. Aftësia jonë për të fituar ose humbur peshë mund të trashëgohet nga nënat tona. Sigurisht, gjenetika luan një rol të vogël kur krahasohet me zgjedhjet e stilit të jetesës.
Gjenet nga babai- Të dy gjenet e gjatësisë së prindërve i kalojnë një fëmije, por gjenet e babait kanë një ndikim më të madh në stimulimin e rritjes, dhe rrjedhimisht në gjatësi. Meshkujt e marrin kromozomin Y nga baballarët e tyre, kështu që kjo do të thotë se çrregullimet e lidhura me kromozomin Y janë të trashëguara nga baballarët.