Tirana gati të presë Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe! Kameron vizitë në Shqipëri
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Kameron (Cameron) do të vizitojë sot Tiranën. Kjo është vizita e parë e tij në vendin tonë.
Ndërkohë kryeqyteti është stolisur me flamuj të Britanisë së Madhe, një poster gjigand i sekretarit britanik është vendosur në godinën e Universitetit Politeknik.
Kameron mbërrin në vendin tonë rreth orës 11:00 në Aeroportin Nene Tereza, ku do te pritet nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Në orën 12:00, Kameron do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në për ti lenë vendin më pas një konference për mediat.
Pas takimit me kryeministrin, Kameron do të takohet me kreun e Shtetit, Bajram Begaj, rreth orës 14:30.
Në fokus të vizitës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak pritet të jetë çështja e emigranteve, zbatimi i marrëveshjes mes dy qeverive si dhe rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe.
Kujtojmë se disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.