Categories: LajmeSociale

Tirana kryeqendra për kinematografinë e rajonit, 150 kineastë e producentë mblidhen në “Balkan Film Market”

Në ambientet e Piramidës në Tiranë ka ngritur siparin edicioni i shtatë i “Balkan Film Market”, duke sjellë këtë vit 150 kineastë dhe producentë nga Europa.

Drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative, Bashkia Tiranë, Jonid Jorgji shprehet se kryeqyteti shqiptar është kthyer në kryeqendrën e kinematografisë së rajonit. Ai theksoi se ky event do të bëjë bashkë producentë dhe kineastë nga shumë vende të europës duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi me artistët shqiptarë. “Unë vij nga një gjeneratë e viteve ‘90 ku jeta filmike ose jeta e kinematografike e Tiranës ka qenë pothuajse e vakët, pothuajse zero. Në kinema pothuajse nuk ishin fare, ato që kishim nuk prodhonin gjëra artistike, përkundrazi. Filma që xhiroheshin në Tiranë ishin gjithnjë e më të pakët. Filmat e huaj ose produksionet e huaja që xhiroheshin në Tiranë atë kohë ishin zero. Sot që jam para jush jam shumë i lumtur që jo vetëm kemi krijuar Agjencinë e filmit në Tiranë, kemi sjellë në Tiranë rreth 17 produksione të ndryshme filmike europiane, por sot përveç festivalit dhe filmave që çdo ditë po shtohen, e kemi kthyer Tiranën në një kryeqendrën për kinematografinë e rajonit. Sot mes jush janë producentë të njohur jo vetëm nga Europa, të cilët vijnë në Tiranë për të lidhur bashkëpunime me njëri-tjetrin, por dhe me produktet e rajonit”, deklaroi Jorgji.

Regjisori Ilir Butka u shpreh se “Balkan Film Market”, është një mundësi e shkëlqyer për artistët shqiptarë për t’u ballafaquar me producentët e huaj. “Shqipëria është pjesë e një rajoni, është një rajon i pasur, i ndryshëm, i suksesshëm në aktivitetet që bën me mungesa të theksuara ndoshta financiare, por me pasuri të jashtëzakonshme artistike dhe energji dhe pozitivitet që rrezaton. Këto projekte, këta njerëz, kanë nevojë që të ballafaqohen nëpërmjet këtyre eventeve me producentët më të mirë të botës, ata që shpesh i takojmë në Kanë, në Berlin, në Venecia, të takojmë producentë të cilët duan të krijojnë dhe të bashkëpunojnë me Ballkanin. Këtë gjë duam të bëjmë dhe i kemi ftuar këtu”, tha Butka.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi deklaroi se ky institucion ka vendosur një vëmendje të veçantë tek arti dhe kultura. Seferi nënvizoi se “Balkan Film Market” është një urë lidhëse më shumë mes artit dhe qytetit. “Jam zemër plot që në emër dhe të Bashkisë Tiranë të falenderoj organizatorët për këtë edicion të shtatë. Është një nyje lidhëse midis artit, midis qytetit, midis të bukurës, midis rinisë, midis eksperiencave që do mbahet gjatë këtyre ditëve në Tiranë. Është një event shumë I dashur për kryeqytetin tonë gjatë këtyre ditëve, “Balkan Film Market”. Bëhet shumë në këtë qytet për promovimin e artit, për promovimin e kulturës”, deklaroi nënkryetari i Bashkisë, Andi Seferi.

Përpos oportunitetit për ekspertët e fushës, nëpërmjet marketit Tirana do të shndërrohet në një pikë strategjike takimi për prodhuesit e filmit, që do ta njohin më nga afër kryeqytetin, duke e parë edhe nga këndvështrimi i një lokacioni të mundshëm për xhirime.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

6 minutes ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

11 minutes ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

2 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

2 hours ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

2 hours ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

3 hours ago

This website uses cookies.