Tirana mirëpret Konferencën e 51-të të INTERPOL, të pranishëm mbi 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese në Evropë
Tirana do të mirëpresë më datat 11-13 qershor 2024 Konferencën e 51-të Rajonale të INTERPOL për Evropën.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Evropës dhe më gjerë. Kjo konferencë organizohet nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të INTERPOL.
Kjo konferencë është aktiviteti më i rëndësishëm i INTERPOL-it në Evropë, ku drejtues të lartë nga vendet anëtare, do të kenë mundësi të shkëmbejnë eksperiencat dhe të marrin vendime për përparimin e masave të agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Aktiviteti do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, ku gjatë ditëve të konferencës do të ketë fjalime të autoriteteve të larta shtetërore të Shqipërisë dhe drejtuesve të INTERPOL-it.