Tirana në mbështetje të Ukrainës

Tirana do të jetë edhe një herë qendra e diskutimit të situatës gjeopolitike. 

Kjo bëhet e ditur nga burime diplomatike, bën të ditur për RTSH gazetarja Sonila Agostini.

Në fund të këtij muaji ngjarja e parë do të jetë mbajtja e një samiti në mbështetje të Ukrainës, ku pritet të marri pjesë edhe presidenti Volodymyr Zelenski. 

Këtë lajm e konfirmoi në vetë të parë kryeministri Edi Rama, ndërsa ndodhej në Shkup dy javë më parë për takimin rajonal mes Ballkanit dhe BE-se e SHBA-së.
  
Ngjarja e dytë pritet të ndodhe në 29 Shkurt kur drejtuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Shqipëri për të koordinuar përpjekjet në integrimin evropian.

Kjo do të jetë hera e parë për vitin 2024 kur tre kryeministra shqiptarë në Ballkan do të jenë në të njëjtën tryeze me udheheqës të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për zoti Rama, zotin Kurti dhe kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.