Tirana shpallet Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025
Tirana është shpallur kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për 2025 së bashku me Aleksandrinë. Ky titull i është dhënë Tiranës si një testament i gjallë i bashkëjetesës së kulturave dhe feve të ndryshme.
Ky titull e kthen Tiranën në një kryeqendër të bashkëpunimit me vendet e Mesdheut dhe do të shërbejë për ngritjen e urave të bashkëpunimit me vendet e rajonit por edhe investime konkrete.
Programi i qytetit “Urat e Mesdheut” do të përbëhet nga: eksplorimi kulturor, rritja e krijimtarisë artistike, dixhitalizimi i trashëgimisë kulturore dhe turizmi kulturor i qëndrueshëm.
Tirana-Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025 vjen pas titujve si Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe Qyteti Europian i Sportit.