Categories: LajmeEkonomi

Tirana tre dite qender e turizmit europian, Organizata Botërore e Turizmit vjen për herë të parë në kryeqytet

Nga data 7 deri më 9 prill, Shqipëria do të jetë vendi pritës i Takimit të 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, një ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për fushën e turizmit, por edhe si një  organizim i nivelit të lartë që mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro është shprehur se një ngjarje e tillë do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të zhvillimeve në turizëm.

Ditë të mbarë me entuziazmin dhe ndjesitë e  Shqipërisë Turisitike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen sot delegacioneve të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit që e kthen Tiranën në një pol dinamik të zhvillimeve në turizëm dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë”, shprehet Kumbaro.

Pasditen e kësaj të diele pritet mbërritja e delegacioneve të ORGANIZATËS përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Zurab Pololikashvili, Drejtoresha Ekzekutive Natalia Bayona si dhe ministra të Turizmit e përfaqësues të lartë të këtij sektori nga 40 vende të Europës.

Sipas agjendës së bërë publike nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ditën e hënë më 8 prill do të mbahet mbledhja të 70-të të Komisionit për Evropën të UNËTO, ku do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Më date 9 prill, do të mbahet edhe një Konferencë për Investimet në turizëm . Kujotjme se ministrja Kumbaro bëri publike shifrat e vizitorëve të huaj për muajin mars, duke nënvizuar se ky muaj shënoi një rekord të ri në flukset hyrëse prej 1.7 milionë turistësh të huaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

15 hours ago

Siguria ushqimore- Shqipëria përafron legjislacionin me BE, 3 ligje presin miratimin

Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…

15 hours ago

Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze

Zyra  Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…

16 hours ago

Ndotja lumenjve vjen në bregdet – Aksion për pastrimin e zonës së Vilunit në Velipojë

Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…

16 hours ago

Festa në pedonale e “Don Boskos” – Dom Arben Gila: Në fokus edukimi i të rinjve

Prej  vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…

16 hours ago

E  diela në kala – “Rozafa”, vazhdon të presë vizitorë nga e gjithë bota

Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…

16 hours ago

This website uses cookies.