Tituj të rinj për Bibliotekën Shkencore/ Aktdhurimet e fundit kanë pasuruar fondin e librave të kësaj Biblioteke

biblioteka
Biblioteka Shkencore e universitetit “Luigj Gurakuqi” ka shtuar fondin e librave duke e pasuruar atë me tituj të rinj. Kjo ka ardhur si rezultat i aktdhurimeve të bëra në drejtim të saj nga institucione, autorë, studiues dhe dashamirës të librit. Drejtuesja e Bibliotekës Shkencore Alketa Bekteshi tregon rreth këtyre prurjeve të reja në institucionin që drejton.Studiuesja Ermira Ymeraj, një ish-punonjëse e Bibliotekës Shkencore ka kontribuar përmes aktdhurimit me disa tituj të rinj.Biblioteka Shkencore vijon të shërbejë si një qendër e rëndësishme informacioni
që nxit kërkimin e vazhdueshëm shkencor dhe pasurimi i fondit u vjen në ndihmë të gjithë frekuentuesve të saj.