Tjetër aksident në punë, punëtorin e lanë në derën e urgjencës, largohet personi që e transportoi
Një tjetër aksident në punë ka ndodhur mesditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Bëhet me dije se ka humbur jetën një 60-vjeçar.Burime bëjnë me dije se punëtorin e kanë lënë në derën e urgjencës dhe personi që e ka transportuar është larguar.Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, 28-vjeçari Emilian Frroku humbi jetën, teksa po punonte në katin e nëntë të një pallati në Shëngjin.Viktima po punonte në të zezë në ndërtimin pa leje të dy kateve shtesë të pallatit dhe nuk ishte pajisur me sigurinë teknike.