Lajme

Tjetër ditë “jo” për volejbollin shkodran – Pas humbjes me Partizanin, dy ekipet kuqeblu humbin edhe  me Tiranën

Volejbolli shkodran prej dy javësh nuk njeh fitore. Javën e kaluar dy ekipet e Vllaznisë, femra dhe meshkuj u mundën në shtëpi nga ekipet e Partizanit, ndërkohë që këtë javë, që ishte e pesta për Kampionatin Kombëtar të Superligës, bënë të njëjtën gjë duke u mundur respektivisht nga dy ekipet e Tiranës. Ekipi i femrave i drejtuar nga trajnerja Nora Deda u mund me rezultatin 3 me 0. Seti më rivalizues ka qënë i pari, ku Vllaznia, ka arritur të jetë e barabartë deri në dy pikët e fundit të setit, ku rezultati u barazua në shifrat 23 me 23, por që dy pikët e fundit realizohen nga volejbollistet bardheblu duke fituar 25-23. Në dy setet e tjera, sidomos në të dytin, i cili u mbyllë me shifrat 25-12 për Tiranën, si dhe i treti 25-19 po për Tiranën, Vllaznia dorëzohet duke u mundur me rezultatin 3-0. Me humbje e ka mbyllur edhe Vllaznia e meshkujve, por në ndryshim nga femrat, skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja ka arritur të marrë një set, atë të dytin 20 me 25, sepse tre të tjerët fitohen nga Tirana. Përkatësisht, seti i parë  me shifrat 20 me 25, i treti  thellësiësht 25-15, si dhe i katërti 25-21 dhe të gjithë ndeshjen, 3-1. Pas javës së pestë, Vllaznia e volejbollit femra renditet në vendin e fundit të klasifikimit me vetëm 3 pikë, po aq sa ka edhe Barleti dhe Pogradeci. Me tre pikë në renditje është edhe ekipi i meshkujve dhe mban vendin e pestë duke lënë pas Teutën me 2 dhe Elbasanin me 0 pikë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

23 hours ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

23 hours ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

24 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

24 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

24 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

24 hours ago

This website uses cookies.