Tjetër goditje në mbrojtje, Mats Hummels drejt Romës

Roma vazhdon të përforcojë repartin e mbrojtjes. Pas blerjes së Mario Hermosos, i cili u bashkua me kryeqytetasit si lojtarë i lirë (më parë ka luajtur për Atletico Madrid), drejtuesit e klubit verdhekuq kanë gati një tjetër goditje.
Mats Hummels pritet që të firmosë me Romën në orët në vijim. Gjermani, është gjithashtu një lojtar i lirë, pasi nuk rinovoi kontratën me Borussia Dortmund.
Mbrojtësi gjerman do të firmosë një kontratë 1-vjeçare ku do të përfitojë 2.5 milionë euro.