Tjetër hap i gabuar i Vllaznisë, dy skuadrat e vendit të fundit, Kukësi dhe Erzeni i marrin 5 pikë
Faza e tretë nuk ka nisur aspak mirë për skuadrën shkodrane. Në dy javët e fundit, Vllaznia ka bërë dy hapa të gabuar. Kuqeblutë kanë arritur të humbasin pesë pikë me dy skuadrat e fundit të tabelës së klasifikimit. Fillimisht u mundën në transfertën e Kukësit, ndërkohë që të premten humbën edhe dy pikë të tjera duke barazuar 1-1 në shtëpi me Erzenin e Shijakut. Me pesë pikët e humbura në dy ndeshjet e fundit, Vllaznia shkon në minus katër pikë nga kreu që mbahet nga Egnatia.
Nga ana tjetër, trajneri i Erzenit, Alfred Deliadhisi, mendon se skuadra e tij meritoi më shumë në këtë ndeshje.
Pas kësaj ndeshje, Vllazninë e pret një ndeshje e vështirë, pasi të mërkurën e ardhshme, më datë 3 prill do të luajë në transfertë ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Egnatias.