Categories: LajmeSportFutboll

Tjetër miqësore për Vllazninë, të martën kuqeblutë do të ndeshen me HSK Posusje

HSK Posusje do të jetë kundërshtari i radhës për Vllazninë në miqësoret që ekipi shkodran po kryen gjatë fazës përgaditore që po zhvillon në Medjugore të Bosnjes.

HSK Posusje është  një prej skuadrave cilësore të kampionatit vendas e cila u rendit në vendin e 5-të në sezonin e fundit futbollistik në Bosnje.

Kjo përballje pritet të luhet pasditen e së martës në kompleksin sportiv të Medjugores, në orën 18:00 dhe do të jetë testi i fundit për stafin teknik të Vllaznisë, për të përcaktuar formacionin dhe mënyrën e të luajturit më pas ndaj islandezëve të Valur.

Në miqësoren e fundit, Vllaznia arriti të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj nënkampionëve të Bosnje- Hercegovinës, Zrinjski Mostar me gol të kapitenit Bekim Balaj.

Krahas fitores, shije të mirë për trajnerin Bërdaric la edhe loja e skuadrës e cila po vjen në rritje.

Ndërkohë,  menjëherë pas ndeshjes me Posusje, ekipi do të niset drejt Shkodrës, ku do t’i japë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë që do të luhet në Rejkavik me 11 korrik, ku do të luajë ndaj ekipit Valur, e vlefshme për Conference Leage.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

13 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

13 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

13 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

13 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

13 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

13 hours ago

This website uses cookies.