Tjetër murale në Shkodër – Në total priten të realizohen edhe 5 murale të tjera
Pas përfundimit të dy muraleve në lagjen “Partizani” në Shkodër,
një tjetër murale e punuar me mjeshtëri nga artistët e Shkodrës i është shtuar qytetit të Shkodrës .
Kësaj radhe gjithçka i dedikohet poetit Ndre Mjeda, pikërisht pranë shkollës që mban emrin tij.
Këto murale janë ideuar në përshtatje dhe me urbanistikën dhe zonat ku janë vendosur.
Financim i Fondit Shqiptar për Zhvillim , kontraktori DION AL po kryen zbatimin e kontratës, ku veçmas sistemit kapotë janë parashikuar edhe 8 piktura murale.
Në bashkëpunim me degën Artistike të Bashkisë janë paracaktuar Bocetat dhe vijon puna për përfundimin e tyre.